E ze poshtë një trung druri teksa punonte ,humb jeten nje 36-vjeçar

Sipas informacioneve paraprake, viktima ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të licencuar për përpunimin e drurit.

Mësohet se ai kishte shkuar gjatë ditës së sotme në zonën e fshatit Kurtesh, në Kolonjë, për të ngarkuar trungje druri, kur njëri prej tyre është shkëputur dhe e ka zënë poshtë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet procedurale për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.