E shfrytëzuan për prostitucion dhe e vodhën 30 vjeçaren nga Greqia, arrestohet...

E shfrytëzuan për prostitucion dhe e vodhën 30 vjeçaren nga Greqia, arrestohet një 23 vjeçar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

308
SHPËRNDAJE

Është arrestuar një 23 vjeçar në qytetin e Durrësit dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër 54 vjeç. Kjo është si pasojë e fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Indica”.

Në fazën e parë u bë e mundur kapja e një 28 vjeçari nga Greqia në pikën kufitare të Kapishticës. Ky i fundit kishte shfrytëzuar për prostitucion një 30 vjecare po nga Greqia në qytetin e Durrësit.

Ndërsa 23 vjeçari i kapur sot dhe bashkëpunëtori i tij i kanë vjedhur 30 vjeçares në banesë 3000 euro. Këtë vjedhje ata e kishin kryer në bashkëpunim me 28 vjeçarin grek të kapur në Kapshticë.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Indicia”, faza e parë e të cilit u zhvillua para 2 ditësh.

I vodhën me dhunë, në banesë, një shumë parash, një 30-vjeçareje nga Greqia, arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Gjatë fazës së parë të këtij operacioni, u kap në PKK Kapshticë, gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi, një 28-vjeçar nga Greqia, që kishte shfrytëzuar këtë 30-vjeçare, për prostitucion.

28-vjeçari i arrestuar 2 ditë më parë, gjithashtu organizator i kësaj vjedhjeje me dhunë.

Si rezultat i hetimeve të kryera për kallëzimin e një 30-vjeçareje të proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, më datë 29.08.2023, në kuadër të operacionit “Indicia”, se në banesën ku ushtronte këtë veprimtari të kundërligjshme, 2 shtetas i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. D., 23 vjeç, banues në Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. V., 54 vjeç, banues në Kuçovë.

Nga hetimet rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas, të organizuar nga shtetasi F. P. (që shfrytëzonte 30-vjeçaren, për prostitucion), i kanë vjedhur 30-vjeçares, me dhunë, në banesë, 3000 euro.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

S'KA KOMENTE