E përplasi makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

E përplasi makina, humb jetën 34-vjeçari shqiptar në Itali

171
SHPËRNDAJE

Një shqiptar 34-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e 5 gushtit në Livorno të Italisë si pasojë e një aksidenti tragjik.

Francesco Zhuta, ishte duke ecur me motomjet kur është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin, duke u përplasur edhe me një pemë.

34-vjeçari nuk i mbijetoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë në vend, pavarësisht ndërhyrjes së urgjencës.

Drejtuesi i automjetit, një 57-vjeçar është ndaluar nga policia ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE