Dyshohet se ka gisht në vrasjen e 2 mafiozëve grekë, kush është...

Dyshohet se ka gisht në vrasjen e 2 mafiozëve grekë, kush është shqiptari i rrezikshëm me dy identitete

17704
SHPËRNDAJE

Zbulohen detaje lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasjen e Janis Skaftouros dhe Vassilir Roumbetis. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar Xhonatan Pajo, nga Poshnja e Dimalit. I riu ndodhet i burgosur në Mal të Zi për trafik armesh. Ndërkohë, 6 urdhër arrestet e tjera janë për 3 gjeorgjianë, 1 uzbekistanas, 1 rus dhe 1 grek. Ata akuzohen edhe për një tentative vrasje dhe disa shpërthime eksplozivi. 

Gjatë arrestimit të tij në tetor 2023 në Mal të Zi, Xhonatani është paraqitur në mënyrë të rreme si shtetasi me inicialet P.V., dhe ka dorëzuar një dokument udhëtimi fals të Republikës së Greqisë. 

Pajo ka tentuar të kalojë kufirin me Malin e Zi si këmbësor dhe gjatë kontrollit policia kufitare i ka konfiskuar një mjet të posaçëm për zhbllokimin e automjeteve, 4350 euro e 500 dollarë, patentë shoferi të falsifikuar dhe një kartë bankare si dhe sende të tjera.

S'KA KOMENTE