Një furgon i braktisur prej dy ditësh në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë ka ngritur dyshime për praninë e një lënde plasëse.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas sinjalizimit dhe ka nisur verifikimet. Mjeti është tërhequr me karrotrec dhe është dërguar në Komisariat, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.
Deri në këto momente nuk është bërë e mundur identifikimi i pronarit të furgonit. Autoritetet pritet të kontrollojnë mjetin për të përcaktuar nëse ka apo jo lëndë plasëse dhe për të sqaruar rrethanat e situatës.










