Dy vatra zjarri aktive në Mallakastër dhe Patos, dhjetëra forca në terren

Dy vatra zjarri në Mallakastër dhe Patos vijojnë të jenë në fokus të operacioneve të emergjencave, ndërsa dhjetëra forca dhe mjete janë angazhuar për kontrollin dhe izolimin e flakëve.

Mallakastër, ekipet kanë nisur punën për kontrollin e perimetrit të vatrës. Në terren ndodhen 20 trupa të Forcave të Armatosura, 10 efektivë të MZSH-së, 20 forca bashkiake dhe 4 punonjës të Shërbimit Pyjor, të mbështetur nga një mjet zjarrfikës.

Ndërkohë, në Drenie, Bashkia Patos, ka nisur operacioni për izolimin e vatrës së zjarrit. Në këtë zonë janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse, 12 efektivë të MZSH-së, 10 forca bashkiake dhe 20 trupa të Forcave të Armatosura.

Forcat në terren vijojnë ndërhyrjen për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.