Një 44-vjeçar është arrestuar në Kuçovë, ndërsa vëllai i tij 40-vjeçar është proceduar penalisht, pasi në dy subjektet që administronin janë gjetur lëndë narkotike dhe armë të ftohta.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrolleve në një berberhane dhe në banesën e 44-vjeçarit, u gjetën sasi dhe doza të dyshuara Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe përforcues grushti.
Ndërkohë, në servisin e automjeteve që administronte vëllai i tij, 40-vjeçari F. T., u sekuestruan dy mjete prerëse (thika).
Në përfundim të veprimeve policore, shtetasi L. T., 44 vjeç, u arrestua, ndërsa për vëllanë e tij nisi procedimi penal në gjendje të lirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.










