Dosja për ish-kompleksin “Partizani”, rinis seanca gjyqësore, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi...

Dosja për ish-kompleksin “Partizani”, rinis seanca gjyqësore, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kundërshtojnë akuzat

74
SHPËRNDAJE

Rinis seanca në gjykatën e Posaçme për Jamabër Malltezin dhe Fatmir Bektashin. Malltezi ka dalë sot para gjykatës nën akuzat për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, e po për të njëjtat akuza edhe Bektashi.

Mesohet se në seancën me dyer të mbyllur, Malltezi është duke kundërshtuar akuzat, po ashtu edhe Bektashi.

Seanca nisi fillimisht në orën 13:30 të ditës së sotme, por u shty më pas për 2 orë, për shkak se gjykatësit kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

S'KA KOMENTE