Banorët e Divjakës kanë vijuar protestën e pandërprerë, duke shënuar ditën e 37-të të rezistencës kundër reformës së re administrative-territoriale, që sipas tyre parashikon shkrirjen e Bashkisë Divjakë.
Protestuesit kërkuan anulimin e projektit dhe ruajtjen e institucioneve vendore, duke iu drejtuar me kritika deputetëve të zonës dhe qeverisë. Ata argumentojnë se humbja e statusit administrativ do të ndikonte në përfaqësimin, ofrimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik të zonës, veçanërisht në sektorët e bujqësisë dhe turizmit.
Në përfundim të protestës, banorët zhvilluan një marshim në rrugët kryesore të qytetit, duke përsëritur thirrjet kundër reformës.
Protestuesit deklaruan se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, deri në marrjen e një vendimi për të mos prekur statusin administrativ të Divjakës.










