Difekt në linjën e OST-së lë Fierin pa ujë, jashtë funksionit stacioni i pompave në Kafaraj

Një defekt i rëndë në linjën 110 kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave në Kafaraj, ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, stacioni i pompave ka dalë jashtë funksionit, ndërsa Ujësjellës Kanalizime Fier (UKF) është detyruar të ndërpresë funksionimin e depove të ujit deri në rikthimin e energjisë.

Sipas njoftimit, ekipet teknike po punojnë për identifikimin dhe riparimin e defektit në linjën e OST-së. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet menjëherë pas rivendosjes së energjisë elektrike në stacionin e pompave në Kafaraj.

UKF kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për situatën e krijuar dhe garanton se do të njoftojë sapo furnizimi me ujë të normalizohet.

Per shkak te mungeses se energjise kane mbetur pa energji edhe fshatrat Kafaraj, Kashishte, Ade, Sheq Musalalaj, Cerven, Peshtan i madh, Peshtan i vogel, Mucaj, Frakull, Levan,Jaru, Shtyllas, Ferras, Qarr, bishan, bocov, bashkim, martin, poro, pishe