Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku është dhunuar shefi i krimeve të qytetit, Mateo Bakalli.
Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona dhe më pas është dhunuar. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt.
Deri në këto momente, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.










