Dhelprat kthehen në rrezik për fshatin Peshtan, banorët në alarm: Na kanë...

Dhelprat kthehen në rrezik për fshatin Peshtan, banorët në alarm: Na kanë ngrënë pulat

482
SHPËRNDAJE

Banorët e zonës së Peshtanit në Fier ndihen të rrezikuar nga dhelpra. E shtuar së tepërmi gjatë kohëve të fundit kjo kafshë grabitqare ka sjellë dëme në shpendë në shumë familje, ndërsa banorët kanë treguar se nuk kanë asnjë mundësi për ta vrarë apo kapur atë.

Banorja: Është plotë me dhelpra. Vjen si zonjë, pa frikë fare. E kam mbyllur me rrjetë gardhin edhe prapë asgjë. Kisha mbi 30 pula, m’i griu, kam vetëm 10 tani. Vjen te gardhi si zonjë e rëndë.

Banori: Janë disa shtëpi aty, nuk u ka lënë pula. I mbaroi. Nuk më ka lënë asgjë. Ka shumë dhelpra në zonë. Kam një armë gjahu, por nuk e ndjek dot.

Banori tjetër: Ka ngrënë mbi 10o zogj. Kam hedhur ushqime të helmuara, nuk e kanë zënë. Nuk kemi armë. Nuk ka çfarë masash të marrë as kryeplaku.

Banorët kanë treguar se dhelpra, në këtë zonë të pyllëzuar, del jo vetëm natën, por edhe gjatë orëve të ditës, ndërsa nuk gjejnë dot asnjë zgjidhje për të shpëtuar prej saj.

Banori: Kemi problem, prej disa vitesh. Ka ardhur deri në ballkon, i rashë me këmbë, kapi dy pula, një ia hoqa, një e mori. Është shumë problem. Ditën në orën 9:00-10:00 i ke dhelprat sheshit. Të tërë në fshat kanë probleme. Më ka ngrënë 124 pula parvjet, për dy vite nuk bleva, këtë vit m’i hëngri prapë. Nuk i zë as çarku, është shumë dinake. Kemi helmuar në mënyrë të kundra-ligjshme, por nuk kemi gjetur zgjidhje.

S'KA KOMENTE