Aktiviteti kriminal në Shqipëri dhe në gjithë territorin italian dhe në disa vende të BE dhe në Amerikën e Jugut. E reja në këtë hetim, krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet, janë përdorur edhe të dhënat e platformave.
Është dokumentuar e gjithë lëvizja e lëndëve narkotike. Falë analizës së kryer nga hetuesit, nën drejtimin e prokurorëve të Barit është arritur të konkudohen të ardhurat nga ky aktivitet kriminal, 5 mln euro. Janë ekzekutuar 40 masa sigurie. Kemi sekuestruar 3 mln euro cash”.

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje në lidhje me megaoperacionin e SPAK dhe autoritetet italiane, ku është goditur një grup kriminal dhe janë lëshuar 40 urdhër arreste.
Po ashtu ai tha se përveç anëtarëve të grupit kriminal janë lëshuar masa arresti edhe për zyrtar.
Ndërkohë po ashtu në sajë të këtij operacioni janë sekuestruar disa biznese në Durrës dhe një televizion në Vlorë, të cilat dyshohet se financoheshin ose ishin ndërtuar nga paratë e drogës.
Janë dokumentuar vepra korruptive në Shqipëri, masa nga gjykata e posaçme për korrupsion, për zyrtarë shtetëror. Sot janë ekzekutuar dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga trafikimi i lëndëve narkotike. 3 restorante në Durrës, një bar kafe, 6 shoqëri tregtare dhe një televizion në Vlorë”, tha ai.
Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një konferencë të përbashkët me autoritetet italiane, ka bërë me dije se qendra e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës ishte në qytetin e Durrësit.
Ai theksoi se nuk do të bëhen publike të dhëna personale për individët ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e sigurisë. Dumani shpjegoi se SPAK asnjëherë nuk jep gjeneralitete të plota e nuk ka pse të bëjë përjashtime në këtë rast.
Altin Dumani: Qendra e grupit ishte Durrësi. Nuk japim gjeneraliteti të personave që arrestohen. Ne nuk përmendim gjeneralitete dhe në këtë rast nuk bëjmë përjashtim. Nuk japim gjeneralitete për persona, masa për të cilët është ekzekutuar ose jo.