Denoncuan koncesionin e sterilizimit, Nisma Thurje: Të arrestohet ish ministri Beqaj

Denoncuan koncesionin e sterilizimit, Nisma Thurje: Të arrestohet ish ministri Beqaj

43
SHPËRNDAJE

Nisma Thurja ka reaguar në lidhje me arrestimet sa i takon koncesionarit të sterilizimit që çoi në pranga ish-zh.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Në reagimin e tyre, Nisma Thurje bën thirrje që të arrestohen ish ministri Ilir Beqaj si dhe të konfiskohet pasuria e vjedhur.

“Kemi 4 vite që presim drejtësi. Të arrestohet ish ministri Beqaj. Të konfiskohet pasuria e vjedhur. Vilat e politikanëve të bëhen qendra shëndetësore”– thuhet në reagimin e tyre.

Rikujtojmë se ka qenë Nisma Thurje që ka denoncuar në SPAK 4 vite më parë në lidhje me këtë koncesion.

S'KA KOMENTE