Një defekt i regjistruar në stacionin e pompimit në Kafaraj do të sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në të gjithë qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të nisë në orën 20:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 00:00. Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.
Qytetarëve u kërkohet mirëkuptim deri në normalizimin e situatës.










