Dalin pamjet nga arrestimi i Safet Gjicit

Dalin pamjet nga arrestimi i Safet Gjicit

258
SHPËRNDAJE

Gjatë pasdites së sotme ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën për korrupsion pasiv.

Në pamjet e arrestimit duket Gjici ndërkohë që futet në makinën e policisë.

Kujtojmë se pavarësisht se fillimisht SPAK nisi hetimet kryesisht në lidhje me akuzën “Shpërdorim detyre” pas publikimit të videoskandalit, sot i janë vënë prangat nën akuzën “Korrupsion pasiv” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pasi në videon e plotë të publikuar dilte në pah biseda e tij me gruan me të cilën kryente marrëdhënie, për një tender për sterilizimin e qenve të rrugës.

Gjici

S'KA KOMENTE