Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie në tregun valutor vendas. Sipas kursit të këmbimit, monedha amerikane blihet këtë të hënë me 81.5 lekë dhe shitet me 82.5 lekë, duke pësuar ulje krahasuar me fundjavën e kaluar.
Ndërkohë, euro ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës. Monedha europiane blihet sot me 95.1 lekë dhe shitet me 95.8 lekë në raport me një javë më parë.
Edhe franga zvicerane ka shënuar forcim në tregun e brendshëm valutor, duke u blerë me 104 lekë dhe duke u shitur me 105.1 lekë.
Në rritje është edhe paundi britanik, i cili blihet këtë të hënë me 109.6 lekë dhe shitet me 110.8 lekë, duke fituar terren ndaj lekut krahasuar me javën e kaluar.










