Zhvillimi i Censit të Bujqësisë kërkon fonde shtesë për të garantuar një proces të saktë dhe me të dhëna të plota, është theksuar gjatë diskutimeve për projektrezolutën mbi veprimtarinë e Institutit të Statistikave (INSTAT).
Gjatë debatit parlamentar, deputetë nënvizuan se INSTAT duhet ta realizojë këtë proces me standarde të larta cilësie, duke siguruar besueshmëri dhe gjithëpërfshirje të të dhënave.
Censi i Bujqësisë parashikon të mbulojë të gjitha njësitë ekonomike që përdorin tokë bujqësore ose ushtrojnë aktivitete bujqësore dhe blegtorale në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për hartimin e politikave të sakta në sektorin bujqësor, si dhe për vlerësimin real të kapaciteteve prodhuese të vendit.










