Burri dhunon bashkëshorten dhe i merr foshnjën 7-muajshe

Burri dhunon bashkëshorten dhe i merr foshnjën 7-muajshe

207
SHPËRNDAJE

Policia  e Kosovës e ka arrestuar një person në Lipjan, pasi dyshohet se e ka sulmuar gruan e tij dhe më pas ia ka marr foshnjen shtatë muajshe. Pas ndërhyrjes së policisë, fëmija i është kthyer sërish të ëmës.

“Lipjan 07.07.2023-22:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar fizikisht  bashkëshorten  e tij, viktimën femër kosovare dhe ia kanë marr  fëmijën shtatë muajsh viktimës.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor,  me vendim të prokurorit fëmija i është  kthyer viktimës ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE