Bie nga shkëmbi në Radhimë, pl*g*set rëndë një pushues 55-vjeçar

Një pushues është plagosur rëndë pasi ka rënë nga një shkëmb në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë.

I plagosuri është identifikuar si 55-vjeçari Platon Bylyshi, i cili ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e rënies.

Pas marrjes së ndihmës së parë në vendngjarje, 55-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Vlorës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë. Ndërkohë, pritet të zbardhen rrethanat e plota të ngjarjes.