Bie fluksi i udhetimeve, linjat ajrore europiane ulin cmimet e biletave

Bie fluksi i udhetimeve, linjat ajrore europiane ulin cmimet e biletave

183
SHPËRNDAJE

Linjat ajrore në të gjithë Europën kanë filluar uljen e biletave pasi sezoni i pikut të udhëtimeve verore ia lë vendin muajve me më pak rezervime. 

ë veçanti, kompania me tarifa të ulëta EasyJet njoftoi se po ofron 20% zbritje për fluturimet nga mesi i shtatorit deri në fund të marsit.

British Airways ka nisur shitjet me cmime më të ulëta në fund të verës, në destinacione të shkurtra dhe të gjata për fluturime dhe paketa pushimesh. 

Transportuesit ajror përjetuan një verë veçanërisht aktive me kërkesa të larta pas pandemisë, megjithëse sa do të zgjasë kjo eufori këtë vit është më pak e qartë. 

Konsumatorët po përballen me një kosto më të lartë jetese pasi hipotekat, faturat e energjisë dhe cmimet e produkteve kryesore vazhdojnë të rriten.

Biletat e shtrenjta të linjave ajrore, së bashku me potencialin për ndërprerje të udhëtimit për shkak të grevave dhe çështjeve të kontrollit të trafikut ajror janë gjithashtu faktorë që mund të pengojnë udhëtimin ajror. 

Megjithatë, në një përpjekje për të rifituar udhëtarët, linjat ajrore po ulin tarifat.

Ryanair ka njoftuar se do të prezantojë një listë të re cmimesh deri në fund të vitit për të mbushur vendet pasi konsumatorët bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm me shpenzimet. 

Gjithashtu transportuesi irlandez Aer Lingus njoftoi shitjet e biletave më të lira në shtator, ndërsa linja ajrore norvegjeze Norse Atlantic Airways ofron fluturime kthimi nga Londra në SHBA për vetëm 240 paund.

Në çdo rast, linjat ajrore ndërkombëtare po regjistrojnë fitime të konsiderueshme këtë vit. 

International Airlines Group, i cili përfshin Aer Lingus dhe British Airways, por edhe Iberia, njoftoi fitime rekord prej rreth 1.4 miliardë dollarë për gjysmën e parë të vitit. 

Ndërkohë, grupi Air France-KLM postoi të ardhura prej më shumë se 8 miliardë dollarësh në tremujorin e dytë, gati 1 miliard dollarë më shumë se një vit më parë, pavarësisht presioneve inflacioniste.

S'KA KOMENTE