Besimtare te ‘tokës së sheshtë’ lundrojnë në det për të gjetur ‘fundin’...

Besimtare te ‘tokës së sheshtë’ lundrojnë në det për të gjetur ‘fundin’ por e pësojnë keq 

201
SHPËRNDAJE

Një çift italian të bindur se ‘toka është e sheshtë’ dhe jo një glob, u nisën në lundrim për të gjetur ‘mbarimin’ e saj’ apo provat për besimin e tyre, por raportohet se mbetën të zhgënjyer.

Dyshja nga Venecia vendosi të niste lundrimin e tyre me vela gjatë kohës së izolimeve të p andemisë, madje duke thyer rregullat e karantinës asokohe.

Identiteti i tyre nuk është bërë publik por sipas raportimeve çifti ishte i vendosur të arrinte në fundin e tokës ose te provonte besimin e tyre, që në këtë rast besonin se do te ishte ishulli i Lampedusa, në arqipelagun italian Pelagie në mesin e Mesdheut.

Salvatore Zichichi, i zyrës detare italiane tha se situata ishte qesharake pasi çifti tentonin të gjenin destinacionin e tyre duke përdorur një busull.

Zichichi tha për të përditshmen vendase La Repubblica në 2020: “Ata e orientonin veten e tyre vetëm me një busull, një instrument që funksionon mbi bazën e magnetizmit tokësor, dhe si entuziastë të ‘tokës së sheshtë’, ata nuk duhet ta merrnin parasysh”.

Por dhe aftësitë e tyre për të përdorur busullën kishin mangësi pasi rrjedhimisht e gjetën veten në ishullin e Ustica.

Me të mbërritur në ishull ata u vendosën në karantinë nga autoritetet e Palermos.

Por dështimi i tyre nuk i dekurajoi të provonin përsëri besimin e tyre prandaj u përpoqën të arratiseshin.

Dyshja e palodhur ishte larguar nga izolimi dhe u nisën në lundrim, por pas disa orë shishin kapur përsëri nga zyrtarët e portit.

Atëherë sipas raportimeve ata hoqën dorë dhe u kthyen në shtëpi me traget.

Megjithse shumë mendojnë se njerëzit nuk mund të besojnë me të vërtetë se toka është e sheshtë,  Asheley Landrum, psikologe e Texas Tech University, ka folur me njerëz në një konventë të këtyre personave të njohur si “terrapiatistë” në Denver, dhe tha se ata ishin të sinqertë dhe të bindur se kjo është e vërtetë.

“Nuk e di nëse ata po talleshin me mua, në këtë rast duhet të kenë qenë aktorë të mirë,” thotë studiuesja për rrjetin  Physics World.

“Kam folur me më shumë se 90 anëtarë të komunitetit të atyre që besojnë se toka është në fakt e sheshtë, pra ‘Flat-Earth’, dhe ata ishin të sinqertë.”

Landrum shpjegonte: “Nuk është se ka të bëjë me arsimin që kanë marrë, por me faktin nuk kanë besim te autoritetet dhe institucionet e sistemit ku jetojne, ata mendojnë se i gënjejnë”.

“Duket se ka të bëjë me mentalitetin e konspiracionit dhe besimin e thellë se njerëzit janë të gënjyer për shumë gjëra, është si një fe më vete por nuk është e lidhur me asnjë besim fetar”, tha gruaja, sipas rrjetit britanik Unilad.

S'KA KOMENTE