Berisha tregon takimin me gruan në skandalin seksual të Gjicit

Berisha tregon takimin me gruan në skandalin seksual të Gjicit

299
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar takimin e tij me gruan që u filmua në video skandalin e Safet Gjicit, ky kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e ish-kryebashkiakut. 

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se për videon ka 3 amendësime, ku sipas tij është grindjet e brendshme në PS. 

“Unë e kuptoj atë interesin, por çfarë mund të them unë janë 3 variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte seks për tender. Kur jua thosha unë; korrupsion erotik, ja ky ishte rasti. Unë prova skam., por varianti i dytë është se këtë ja bënë njëri tjetrit ata, grindje mes klaneve të PS. Përmendim emra, por fakte nuk kam, as dokumente. Ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si autore, dhe Safetin si viktimë. Gjoba flitet se është deri në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Mirëpo, ndodhi që filmi u dha, dhe tani Safeti iu kërkon paratë dhe nga burgu. 

Ata thonë; Safet këtë ta organizuar Saliu, e kanë hallin që mos t’ja kthejnë borxhin Safetit. Po, Alma ma ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen në zyrën time i bën publik bisedat, unë jo. Erdhe në zyrë, bisedove, unë nuk bëj publike. Nuk merr njeri porosi nga unë që; ‘këtë thuaje, këtë jo’. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është e vërtetë kurrë që unë, po të kisha unë…Nuk është praktika ime e luftës politike. Erion Veliaj nuk do të ishte kurrë ky që është, pasi të paktën 5 herë do kishte lënë detyrën. Këtë e di dhe Erioni vetë.”, tha ai. 

S'KA KOMENTE