Bebe Rexha përfundoi me qepje në fytyrë dhe sy të nxirë! 

Bebe Rexha përfundoi me qepje në fytyrë dhe sy të nxirë! 

128
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha të dielën ka mbajtur një koncert në New York, ku teksa po performonte në skenën, një nga fansat në turmë e goditi me telefon në fytyrë.

Kjo siç shihet edhe nga pamjet virale, kjo ndodhi në momentin kur ylli i famshëm po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Pas kësaj tronditje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, teksa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Në bazë të postimeve në Twitter thuhet se e ëma e artistes deklaroi që ajo bëri tri qepje pas asaj që ndodhi.

Së fundmi, janë publikuar video teksa është zbuluar personi që e bëri gjestin ndaj këngëtares shqiptare.

Në pamje shihen se si sigurimi e nxorën nga publiku duke mos u ditur më shumë se çfarë ka ndodhur tutje.

Sakaq, fansi i arrestuar, tha se këtë gjest e bëri për argëtim.

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon në fund të shfaqjes, sepse do të ishte qesharake,” tha i akuzuari Nicolas Malvagna në dëshminë e tij.

S'KA KOMENTE