Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër propozimit të Partisë Socialiste në kuadër të Reformës Territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Memaliaj me Bashkinë e Tepelenës.
Protestuesit kundërshtojnë këtë nismë, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do të rrisë kostot dhe do ta vështirësojë aksesin e qytetarëve në shërbimet publike, për shkak të shtrirjes së madhe territoriale.
Sipas tyre, zhvendosja e administratës dhe përqendrimi i shërbimeve në një qendër tjetër do të ndikojë negativisht te banorët, veçanërisht ata të zonave më të largëta, të cilët do të përballen me më shumë vështirësi për të marrë shërbimet e nevojshme.
Qytetarët kërkojnë që Bashkia Memaliaj të mbetet një njësi më vete e qeverisjes vendore, duke kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, dëmton interesat e komunitetit dhe ul cilësinë e shërbimeve për banorët.










