Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku është ndalur te situata e deputetes Marjana Koçeku.
Sipas tij, Koçeku duhet të dorëzojë mandatin, pasi ai i përket Partisë Socialiste. Deklarata vjen pas largimit të saj nga grupi parlamentar i PS dhe bashkimit me protestën kundër kryeministrit Edi Rama.
Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime, respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit, një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë dhe ndërkohë e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që nga dita e parë që e fryn këtë tullumbace, duket qartë që janë interesa që lidhen me konkurrencë rajonale, me influencë të vendeve jo miqësore me Shqipërinë.
Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, tha Balla para gazetarëve.
E ndërsa i pyetur në lidhje me një qëndrim për largimin nga partia të Marjana Koçekut, Balla tha se kjo e fundit duhet të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS
“Të dorëzojë mandatin që e ka marrë nga PS, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti ka të drejtë të përdorë mandatin”, u shpreh ai.










