Balla e Klosi ne Fier: PS me nje platforme te re organizative...

Balla e Klosi ne Fier: PS me nje platforme te re organizative per fitmin e zgjedhjeve ne 2025 dhe per nje Shqiperi Europiane deri ne 2030

149
SHPËRNDAJE

Ne kuader te procesit te riorganizimit te strukturave drejtuese te Partise Socialiste, ne te gjithe vendin, Sekretari i Pergjithshem Blendi Klosi , eshte ndalur kete te shtune ne seline roze ne Fier ne nje takim me strikturat e kesaj force politike . Ne prononcimin e tij nediatik Klosi , eshte shprehur se ky eshte nje proces qe do te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine me qellim krijimin e nje platforme te re organizative ne Partine Socialiste e cila do te shprehet ne Kongresin e jashtezakonshem te tetorit. Sipas Klosit krijimi i nje platforme te re, kerkon te forcoje strukturat e kesaj force politike me qellim fitoren e nje mandati te katert qeverises, teksa ka theksuar se ky proces do te perfshije gjithe shoqerine shqiptare per europianizimin e saj deri ne vitin 2030.

Klosi gjithashtu ka hedhur poshte zerat per ekzistencen e klaneve brenda Partise Socialiste duke i cilesuar ato te vjeteruara qe s, kane lidhje me realitetin. Partia Socialiste ka thene sekretari i pergjithshem ka struktura te konsoliduara qe funksionojne ne cdo qelize te jetes se vendit nderkohe qe fitoret e vazhdueshme te saj nuk ia faturon percarjes se opozites. Partia Socialiste ka nje lidership si Edi Rama dhe nje program qe i sherben qytetareve ka thene Klosi dhe pikerisht kjo force ka sjelle dhe deshtimin e opozites.

Nderkohe drejtuesi politik i qarkut , Taulant Balla , i pranishem ne kete takim eshte shprehur se tashme ne duam qe te kemi nje Parti Socialiste qe ti petshtatet zhvillimeve aktuale te shoqerise shqiptare dhe ne kete kuader do te kete nje hapje te Partise Socialiste duke ftuar figura te reja per te kontribuar ne jeten e vendit . Nderkohe Balla eshte ndalur edhe te procesi i vetepastrimit brenda kesaj force politike ku ka theksuar edhe nje here qendrimin e kryeministrit Rama qe ne luften kunder korrupsionit Partia Socialiste nuk do te jete zyre avokatie dhe secili do te mbaje pergjegjesi personale.

S'KA KOMENTE