Vrasja e Martin Bardhit/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin...

Vrasja e Martin Bardhit/ Drejtori i policisë Lezhë: U ekzekutua në lokalin e tij, po pinte kafe me tre të plagosurit

336
SHPËRNDAJE

Drejtori i policisë së Lezhës, Alfred Elezi ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pak më parë në Rrëshen, ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas tij, 62 vjeçari ka qenë në tavolinë në lokalin e tij, së bashku me tre personat që kanë mbetur të plagosur.

“Në lokalin e tij është vrarë me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi dhe janë plagosur tre të tjerë, që kanë qenë në tavolinë me të. Auotrët e ngjarjes jkanë dy persona të maskuar me fuoristradë, e cila pak pas ngjarjes, është djegur në fshatin Gëziq. Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ku është djegur mjeti. Po kontrollohet territori nga të gjitha forcat, RENEA, të ndërhyrjes së shpejtë po kontrollojnë territorin dhe të gjitha drejtoritë e tjera kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorit.“, theksoi Elezi.

Nga informacionet e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hasmësi. 62 vjeçari kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për një ngjarje të ndodhur disa muaj më parë, ku së bashku me të birin Enrik Bardhi, tentuan që të vrisnin në mes të qytetit të Rrëshenit Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit.

S'KA KOMENTE