Baci: “Zjarri ne Fier u shua kur nuk kishte më çfarë të digjte”

Deputeti i Qarkut Fier, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në qark, duke publikuar pamje nga pasojat e flakëve.

Baçi shprehet se janë djegur hektarë të tërë tokë, pemtari, ullishte, stalla, ushqime për bagëtinë dhe banesa.

Ai akuzon qeverinë për propagandë, duke kundërshtuar deklaratat se situata është plotësisht nën kontroll.

“Realiteti është krejt ndryshe! Zjarri u shua kur nuk kishte më çfarë të digjte. Kur çdo gjë u shkrumbua, zjarri, pa tjetër, do të shuhet”, shkruan Baçi.