Arsyeja pse njerëzit më të pasur janë edhe më koprracët

Arsyeja pse njerëzit më të pasur janë edhe më koprracët

37
SHPËRNDAJE

Njerëzit më të pasur janë më të kujdesshëm me financat e tyre.  Susan Bradley është themeluesja e Institutit Sudden Money dhe, duke folur për CNBC, shpjegoi se, në të vërtetë, njerëzit e pasur financiarisht janë më pak bujarë. Kjo është për shkak të shumë faktorëve.

Fillimisht këta persona e dinë se nuk janë në të njëjtën situatë me miqtë e tyre dhe shpesh izolohen, pa u dhënë asnjë arsye. Ata mendojnë se të tjerët do të shoqërohen me ta për paratë e tyre dhe nuk kanë dëshirë të përfitojnë prej tyre. Një arsye, pra, është pasiguria.

Një arsye tjetër, ndoshta më e thellë, është se pasuria më e madhe sjell më shumë transaksione, kështu që njerëzit e pasur fokusohen në këto lloj marrëdhëniesh. Me dëshirë apo jo, preken edhe miqësitë e tyre.Bradley shpjegoi se duhet të flasim nëse na shqetëson obsesioni i miqve tanë të pasur me paratë. “Transferojini shumën e vogël që keni borxh dhe pyetini nëse janë mirë. Ata nuk kujdesen për 4 eurot, ndoshta diçka më e thellë fshihet pas sjelljes së tyre”.

S'KA KOMENTE