Aksident i rende me 3 viktima dhe 3 te plagosur ne Tirane/Makina...

Aksident i rende me 3 viktima dhe 3 te plagosur ne Tirane/Makina shkatërron barrierën mbrojtëse të mbikalimit, mbi një mjet tjetër

893
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Re në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj.

Policia ka konfirmuar se 3persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.Klevis Ruçaj, drejtuesi i “Audit” që shkaktoi aksidentin e rëndë sot në afërsi të TEG-ut ka ndërruar jetë në spital. 20 vjeçari po lëvizte me shpejtësi të madhe kur çau bordurën e mbikalimit dhe ra mbi një makinë tjetër. Dy vajza humbën jetën gjithashtu në aksidentin e rëndë dhe u plagosën tre të tjerë.

S'KA KOMENTE