Ambasadorja e SHBA në Greqi takon Ramën në Kryeministri, pritet me përqafime

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur ngrohtësisht nga kryeministri Edi Rama.

Në pamjet nga selia e qeverisë, ambasadorja amerikane shihet teksa takohet me Ramën mes përqafimesh, në një atmosferë të përzemërt.

Mësohet se Guilfoyle do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje në sektorin e energjisë.