Altin Meçaj deklaratë para Prokurorisë së Fierit: Kam prova të reja për dh*nën e pretenduar në banesë

Altin Meçaj, banor i fshatit Vjosë në njësinë administrative Cakran dhe emigrant në Gjermani, doli në një deklaratë për mediat përpara Prokurorisë së Fierit lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth gjashtë muaj më parë, ku ai dhe babai i tij, Ylli Meçaj, pretendojnë se u dhunuan në banesën e tyre nga disa persona, mes të cilëve, sipas tyre, ishte edhe Fredi Lamaj, efektiv i Policisë Operacionale në Fier.

Meçaj u shpreh se prokuroria ende nuk e ka thirrur për të paraqitur dëshmitë dhe provat e reja që pretendon se disponon për çështjen.

Sipas informacioneve të bëra publike më herët, konflikti dyshohet të ketë nisur pas një ngacmimi që Meçaj i kishte bërë në rrjetet sociale motrës së efektivit të policisë. Rasti vijon të jetë nën hetim nga organi i akuzës.