Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së

Alfred Peza zgjidhet Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së

126
SHPËRNDAJE

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar ka zgjedhur me 9 vota pro, gazetarin Alfred Peza si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Ishin 6 kandidatë që garonin për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, por vetëm 4 prej tyre u kualifikuan me votim të fshehtë nga anëtarët e Këshillit Drejtues, kryesisht: Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti, por ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.

Kandidatët  shpalosën para Këshillit Drejtues platformat e tyre për pozicionin për të cilin po kandidonin, ndërsa 15 minuta të tjera iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.

Dhe pas një votimi të fshehtë, Këshilli Drejtues zgjodhi Alfred Pezën si Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

S'KA KOMENTE