Aksidenti në Fier, plagoset çifti dhe 3 vajzat e tyre, makina përfundoi...

Aksidenti në Fier, plagoset çifti dhe 3 vajzat e tyre, makina përfundoi në kanal

8639
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostraden Levan Tepelene prane t fshatit Buzëmadh, Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, janë plagosur 5 persona, një çift dhe 3 vajzat e tyre.

Policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur drejtuesi mjetit, gruaja e tij 40 vjeçe, dhe tre vajzat, 19, 14 dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital.


Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

S'KA KOMENTE