Aksident në Zvërnec, humb jetën gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Zvërnecit, pranë daljes së Dalanit, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur gazetari 40-vjeçar Enrik Mehmeti, i cili po udhëtonte me automjetin e tij kur, për shkaqe ende të paqarta, mjeti është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, ai ka marrë dëmtime të rënda.

40-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar mbi dinamikën e ngjarjes.