Aksident në Lushnjë, drejtuesi i biçikletes përplaset nga një automjet dhe dërgohet në spital

Një aksident rrugor është shënuar në qytetin e Lushnjës, ku një biçiklist është përplasur me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari është identifikuar si Josif Pane. Si pasojë e përplasjes, ai ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës për ndihmë mjekësore dhe kontrolle të mëtejshme.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident.