Aksident në FIER , përplasen 3 makina

Aksident në FIER , përplasen 3 makina

2881
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur kete mbremje në hyrje të qytetit të Fierit, pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Mesohet se 3 automjete janë përplasur me njeri -tjetrin ndërsa mësohet se nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident janë përfshirë nje furgon, një BMW dhe një Passat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes kane shkuar specialistë të policisë rrugore.

Ende nuk dihet shkaku që mund të ketë çuar në përplasjen e tre automjeteve, ndërsa paraprakisht dyshohet që shpejtësia tej normave të lejuara ka qenë një ndër faktorët e përfshirjes në aksident të tre automjeteve.
Nga ana e bluve është ndërhyrë edhe për disiplinimin e qarkullimit, në një aks me fluks lëvizjeje.

S'KA KOMENTE