Aksident në Fier, motomjeti përplaset me një automjet, plagoset drejtuesi

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në lagjen Sheq i Madh, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, një motomjet është përplasur nga pas me një automjet. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Fier për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.