Aksident në aksin Kurjan–Roskovec, 62-vjeçari me motor perplaset me nje mjet tjeter

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Kurjan–Roskovec, ku një 62-vjeçar është përplasur teksa drejtonte një motomjet.

Sipas informacionit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet S. H., 62 vjeç, është përplasur me një mjet teknologjik, tip pirun ngritës, që drejtohej nga shtetasi J. F., 34 vjeç.

Nga përplasja, 62-vjeçari ka pësuar dëmtime në këmbë. Ai është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.