Aksident në aksin Fier–Patos, plagoset një drejtues mjeti

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në vendin e njohur si “Çesma e Mbyetit”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Audi, me drejtues shtetasin me iniciale U. XH., është përplasur me një automjet tip Volkswagen, që drejtohej nga shtetasi me iniciale N. D..

Si pasojë e përplasjes së fortë, është dëmtuar drejtuesi i mjetit Audi, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit, si edhe për disiplinimin e trafikut në këtë segment rrugor.