Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vorë–Fushë-Krujë, ku një “Benz” dhe një “Land Rover” janë përplasur kokë më kokë.
Dy drejtuesit u dërguan në Spitalin e Traumës, ndërsa sipas raportimeve paraprake, njëri dyshohet se ka humbur jetën gjatë transportimit. Drejtuesi tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.










