Aksident i pazakontë në Sarandë, tre automjete përfshihen në përplasje

Një aksident i pazakontë është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën e pestë të qytetit të Sarandës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin e huaj Essah Alhajri, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, me targë IPB 7032. Nga përplasja, automjeti i parkuar është spostuar dhe ka goditur një tjetër mjet, me targë AA 269 SJ.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në tre automjetet e përfshira.

Drejtuesit të automjetit “Volkswagen” i është kryer testi i alkoolit, i cili ka rezultuar negativ.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet procedurale për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.