Aeroporti i Vlorës-Rama publikon pamjet-Ja kur ulet avioni i pare

Aeroporti i Vlorës-Rama publikon pamjet-Ja kur ulet avioni i pare

411
SHPËRNDAJE

Në verën e 2025-ës do të ulet avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetin social Facebook pamje nga punimet që po kryhen në Aeroportin e Vlorës.

MIRËMËNGJES dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur #ShqipëriaTuristike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama.

Punimet për Aeroportin e Vlorës kanë nisur më 28 nëntor 2021 nga një konsorcium kompanish.

Sipas të dhënave të projektit fillestar, aeroporti do të shtrihet në një sipërfaqe prej gati 300 hektarësh. 

Aeroporti do të akomodojë të gjitha llojet e fluturimeve, edhe ato transoqeanike apo avionët e mallrave, të cilat nuk janë ofruar deri më sot për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

Ndryshe nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”, do të ketë hangarë të posaçëm për mirëmbajtjen e avionëve.

S'KA KOMENTE