Aeroporti i Vlorës, Behgjet Pacolli fiton gjyqin në gjykatën e lartë

Kompania Mabco e drejtuar nga biznesmëni Bexhet Pacolli ka fituar gjyqin në gjykatën e lartë për ccështjen e aeroportit të vlorës. Kolegji administrativ i gjykatës së lartë ka vendosur të rrëzoj padinë e bërë nga shoqëria “2A grup” e drejtuar nga biznesmëni Valon Ademi. Me këtë vendim të gjykatës së lartë kompania Mabco fiton të drejtat mbi aeroportin e Vlores

Më herët dy gjykatat e faktit i kishtë dhënë të drejtë kompanisë 2A grup në lidhjë me kërkesën për sigurimin e padisë dhe pezullimin e të drejtave vendimarrëse të oraltikut tjetër Mabco deri sa vendimi të merrte formë të prerë. Përplasja mes dy ortakëve nisi në dhjetor të vitit të shkuar për ccështjen e aksioneve dhe menazhimin e Aeroportit në qytetin bregdetar. Biznesmeni ademi ka bërë edhe një kallëzim në prokurorinë e tiranës në lidhje me këtë cështje.