Procedohet 49 vjecari ne Fier per fshehje te te ardhurave dhe tatimeve

Procedohet 49 vjecari ne Fier per fshehje te te ardhurave dhe tatimeve

2924
SHPËRNDAJE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. A., 49 vjeç, banues në Cakran, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjete kamionë në pronësi të subjektit që administronte 49-vjeçari, u gjetën materiale inerte, pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu, rezultoi se njëri prej shoferëve të kamionëve, nuk ishte regjistruar si i punësuar në këtë subjekt.

Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestruan rreth 45 tonë materiale inerte dhe mjetet me të cilat ato transportoheshin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE