Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum të Roskovecit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar një 67-vjeçar, H. R., dhe një 62-vjeçare, B. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në drejtimin e automjetit ishte një 39-vjeçar, me inicialet F. B., i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.










