Aktivistja suedeze Greta Thunberg iu bashkua protestës së zhvilluar në Tiranë, ku shprehu mbështetjen për qytetarët që prej 173 ditësh vijojnë kundërshtimin ndaj qeverisë.
Prania e saj në kryeqytet vjen në një moment kur protestuesit kanë paralajmëruar një tjetër mobilizim kombëtar më 28 dhe 29 nëntor. Thunberg u fotografua përpara një mbishkrimi me këto data, duke përcjellë mesazhin e solidaritetit me protestën e radhës.
Në deklaratat e saj, aktivistja suedeze u shpreh se zhvillimet në Shqipëri po ndiqen edhe nga pjesa tjetër e botës. Ajo vlerësoi qëndresën e qytetarëve dhe energjinë e të rinjve që janë përfshirë në protestë.
Thunberg ka shprehur gjithashtu qëndrimin e saj kundër korrupsionit, shkatërrimit të natyrës dhe dhunës shtetërore, duke theksuar solidaritetin ndërkombëtar me protestuesit shqiptarë.










