Aksident në Vlorë, “Benz”-i përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën “Zenel Mura” në Vlorë, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, një 50-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e ballit.

I plagosuri është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.