Ekipi i shtypit i Kremlinit ka publikuar në Telegram një video ku shfaqen së bashku presidenti rus Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping, në tapetin e kuq, përpara bisedimeve në kuadër të Samitit të APEC-ut në Shenzhen.
Në pamjet e publikuara, Trump dhe Xi Jinping qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, së bashku me bashkëshorten e presidentit kinez, kur Putin afrohet drejt tyre.
Kjo është hera e parë që tre liderët shfaqen së bashku në një takim të tillë. Trump dhe Putin nuk janë takuar që prej samitit Rusi-SHBA, të zhvilluar në Alaskë në gusht të vitit 2025.
Sipas njoftimit, tre udhëheqësit pritet të zhvillojnë një takim të përbashkët nesër pasdite.










